Mickoski: Pres rezultat të mirë nga negociatat me bankat për huanë hungareze të destinuar për kompanitë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret rezultat të mirë nga negociatat e caktuara me bankat për të dielën në Ministrinë e Financave për subvencionimin e interesit për plasmanin e parave nga linja kreditore hungareze e destinuar për kompanitë.

“Një pjesë e atyre mjeteve të shkojnë përmes Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit dhe normalisht që ajo bankë nuk do të paguajë. Por, ajo bankë nuk ka mjaftueshmëri aq të madhe të kapitalit, ka mundësi të limituara, mund të japë kredi deri në 25, 30, 35 milionë euro të plasojë kredi, pjesën tjetër duhet ta kalojmë përmes bankave komerciale. Të presim të dielën dhe të shohim se si do të jetë takimi dhe pres një rezultat të mirë, të paktën atë që marr si informacion jozyrtar që më mbërrijnë. Le të negociojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri të dielën”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes pas përfundimit të forumit të biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë” që u mbajt sot në Shkup në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi – MATTO.

Siç theksoi, deri tani sipas informatave që i ka Ministria e Financave, në këto më shumë se tre dekada, shteti ka subvencionuar më shumë se rreth 650 milionë euro interes të cilat ishin në ngarkesë të buxhetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button