Mickoski: Lufta me instalimet e BDI-së dhe LSDM-së në gjyqësor do të jetë e ashpër, por do të fitojmë
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar sot luftë të ashpër të pavarësimit të prokurorisë dhe gjyqësorit nga ndikime politike. Ai tha se, ka pak njerëz brenda institucioneve të drejtësisë që janë ende nën ndikim dhe presion të qeverisë së kaluar, megjithatë kryeministri pretendon se ato, po përpiqen të pengojnë ndërmarrjen e masave vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i qeverisë së kaluar.
“Nuk besoj se kjo luftë do të jetë e shkurtër. Kjo luftë do të jetë e gjatë, rraskapitëse, sepse ata janë elastik. Ato instalime janë të vështira, janë të pakta, të merremi vesh, nuk janë shumë. Janë nak njerëz në prokurori dhe në gjyqësor që i binden verbërisht pushtetit të kaluar nga LSDM dhe BDI, por mund t’ju them se do të fitojmë. Dhe atë që kam thënë, atë edhe e kam bërë. Në fund ne do të fitojmë dhe ata do të mposhten. Qytetarët e Maqedonisë do ta kenë gjyqësorin, ashtu siç e meritojnë, e jo padrejtësi nga ata pak njerëz që i binden në mënyrë të detyruar Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në momentin e fundit gjithmonë marrin sulme stomaku, viruse, dhimbje koke dhe temperaturë kur duhet të veprojnë kundër, fatkeqësisht, kriminelëve që ishin simbol i një keq qeverisjeje shtatëvjeçare”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke komentuar vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Mickoski tha se, instalimet e qeverisë së kaluar në gjyqësor janë elastike dhe lufta kundër tyre do të jetë e ashpër.