Mickoski dhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor do të takohen në Qeveri

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i drejtësisë Igor Filkov do të kenë takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Takimi pason vërejtjet e shumta për punën e Këshillit Gjyqësor, besimin e ulët dhe thirrjen e hapur të Qeverisë për reforma në Këshilli.. Mickoski në muajt e kaluar në disa raste ka deklaruar se është për shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë si pjesë e reformave në gjyqësor.

Por ky qëndrim u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar. Për ambasadorin e BE-së, David Geer, nuk ka dyshim se duhet të ketë reforma thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit, por jo në atë mënyrë.

Vendimi i fundit i gjyqtarit Pajaziti Pajaziti u bë fushë për akuza të ndërsjella partiake të pushtetit dhe opozitës. Ata janë të bashkuar vetëm në një gjë, ajo është kërkesa për shkarkimin e Pajazitit nga pozita e gjykatësit. Qeveria VMRO-DPMNE tash e disa ditë ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit me vlerësimin se me vetëdije ka lejuar që Blerim Ramadani të arratiset ashtu si në rastin e Memetit me një vit me kusht.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button