Mickoski: Askush nuk do të kursehet për rastet e Llaskarcës, Besa Trans dhe spitalin modular në Tetovë

Pas tragjedisë në Koçan, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të rihapen edhe rastet e mëparshme për të gjetur përgjigje se si janë humbur jetë njerëzish. Sot nga Tetova, ai ndau se për këtë ka biseduar edhe me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve nëse të dy kanë folur “për përgjegjësi reale për spitalin modular”, Mickoski u përgjigj:
– Absolutisht po. Po bisedohet për të gjitha ato raste – për Laskarcin, për Besa Trans, për spitalin modular në Tetovë. Nga informacionet që kam, po punohet në këtë drejtim. Prandaj, të presim që të dalin informatat në opinion dhe pastaj do t’i komentojmë. Askush nuk do të kursehet. Këtë ua garantoj – tha Mickoski.
Në një intervistë televizive, Mickoski ngriti pyetjen pse gjatë prokurimit publik për spitalin modular është ndryshuar ministria bartëse nga njëra në tjetrën, si dhe pse përgjegjësia po i faturohet kabllos elektrik, kush e ka bërë projektin dhe nëse ndoshta mungojnë disa elemente.