Mexhiti: Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit

Zv/kryeministri Izet Mexhiti i bëri thirrje ministrit të Administratës, Goran Minçev që të largohet na retorika e Apasievit.

Statusi i plotë i Mexhitit:

Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit.

Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë. Për këtë jemi krenarë.

Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, e pakthyeshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button