Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë akuza të forta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke deklaruar se ai është takuar fshehurazi disa herë me kryeministrin Hristijan Mickoski, edhe në periudhën kur të dyja partitë ishin pjesë e Frontit Evropian. Sipas Thaçit, informacionet për këto takime i kanë ardhur nga persona brenda VMRO-DPMNE-së. Ai pretendon se qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë sigurimi i hyrjes së BDI-së në qeveri, pavarësisht zhvillimeve politike dhe deklarimeve publike të asaj kohe.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se, sipas tij, një tjetër synim i Ahmetit ka qenë degradimi i figurës së tij politike dhe dobësimi i pozitës së PDSH-së në skenën politike shqiptare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button