Mediat britanike: Ukraina lëshon drejt Rusisë raketa “Storm Shadow” të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar
Ukraina ka lëshuar për herë të parë drejt Rusisë raketa “Storm Shadow” të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar, sipas raportimeve të shumta të mediave britanike, transmeton Anadolu.
Sulmi vjen një ditë pas përdorimit të parë nga Ukraina të raketave amerikane ATACMS me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, pas autorizimit nga presidenti amerikan Joe Biden.
The Guardian raportoi në fillim të kësaj jave se Britania së shpejti do të miratonte përdorimin e raketave “Storm Shadow” për të shënjestruar territorin rus.
Më herët, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të “dyfishojë” mbështetjen e tij për Ukrainën.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të martën një dekret për miratimin e doktrinës së përditësuar bërthamore të Rusisë, gati dy muaj pasi ai propozoi ndryshimet.