Media iraniane: Teherani drejt miratimit të marrëveshjes me SHBA-në pasi Washingtoni pranon propozimin

Mundësia e miratimit të marrëveshjes së propozuar me SHBA-në nga ana e Iranit është “relativisht i lartë” pasi Washingtoni ka “pranuar” tekstin e paraqitur nga Teherani, raportoi agjencia Fars të enjten, transmeton Anadolu.

“Duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar tekstin e propozuar nga Irani, probabiliteti që marrëveshja të miratohet nga autoritetet më të larta vendimmarrëse të Teheranit është relativisht i lartë”, tha agjencia.

Lajmi erdhi disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka anuluar sulmet e planifikuara ndaj Iranit për mbrëmjen e së enjtes.

“Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë, si në koncept ashtu edhe në detaje të plota, të miratuara nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerë,” tha ai në Truth Social.

Ai shtoi se “bllokada detare do të mbetet plotësisht në fuqi derisa kjo marrëveshje të finalizohet — koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti”.

Forcat amerikane kryen për të dytën ditë sulme ndaj disa objektivave në Iran të enjten, pas rrëzimit të një helikopteri Apache mbi Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se 18 objektiva të mëdha ushtarake amerikane ishin goditur në bazat ajrore Ali Al Salem dhe Ahmad Al Jaber në Kuvajt, në bazën Sheikh Isa në Bahrein dhe në një bazë që strehon avionë luftarakë amerikanë në Jordani.

Përshkallëzimi i fundit ka rritur tensionet rajonale pas sulmeve amerikane në Iran dhe njoftimit të mëvonshëm të Teheranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button