Mashtruan kompanitë e makinave me qira në Gjermani, 10 të arrestuar në Bullgari, dëmi arrin në 900 mijë euro

Dhjetë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të specializuar të Policisë Kufitare të Bullgarisë kundër një skeme të organizuar mashtrimi me automjete të marra me qira. Dëmi i shkaktuar nga grupi vlerësohet në rreth 900 mijë euro, njoftuan autoritetet.
Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në 14 adresa në të gjithë Bullgarinë. Organizatori i skemës, së bashku me edhe tre persona të tjerë, po ndiqen penalisht.
Sipas hetuesve, organizatori koordinonte të ashtuquajturit “mula” – persona që me dokumentet e tyre personale merrnin me qira automjete nga kompani në Gjermani. Më pas, automjetet transportoheshin në Bullgari.

Hetimi nisi pasi u shtuan rastet e makinave të raportuara si të zhdukura në Gjermani, të cilat më vonë u gjetën në territorin bullgar. Gjatë kontrolleve fillestare u sekuestruan shtatë automjete, të gjitha me regjistrim të parë në vitin 2025.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova për shtetas bullgarë të përfshirë në aktivitetin kriminal si në Bullgari, ashtu edhe në Gjermani. Deri më tani janë identifikuar prova që lidhin gjithsej 15 automjete me këtë skemë.

Në bastisjet e kryera janë sekuestruar dokumente, mjete pagese të përdorura në aktivitetin kriminal, si dhe një motoçikletë që kërkohej nga autoritetet gjermane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button