Lideri i grupit Houthi thotë se kanë arrestuar një rrjet britanik të spiunazhit në Jemen

Udhëheqësi i grupit jemenas Houthi, Abdul-Malik al-Houthi, tha sot se kanë arrestuar një rrjet britanik spiunazhi në Jemen, transmeton Anadolu.

Në një fjalim të regjistruar, Al-Houthi e përshkroi arrestimin si një arritje të rëndësishme të sigurisë, duke thënë se arrestimi tregon dështimin e “kundërshtarëve të huaj” në rajon.

Lideri i Houthive, megjithatë, nuk dha asnjë detaj në lidhje me rrjetin e supozuar.

Nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbi pretendimin e Houthit.

Duke folur për operacionet ushtarake, al-Houthi raportoi një përplasje të tretë me aeroplanmbajtësen amerikane “USS Truman’ këtë javë, duke shënuar konfrontimin e gjashtë të përgjithshme me transportuesit amerikanë.

Pa dhënë detaje, ai tha se konfrontimi përkoi me planet e SHBA-së për sulme në shkallë të gjerë kundër Jemenit, të cilat, sipas tij, u “penguan”.

“Truman ndryshoi kursin e tij dhe iku drejt ujërave të largëta veriore”, shtoi al-Houthi.

Ai tha se operacionet ushtarake të grupit të tij kanë arritur në Tel Aviv dhe Ashkelon në Izrael.

Houthit kanë vënë në shënjestër Izraelin, si dhe anijet të destinuara drejt apo të nisura nga Izraeli në Detin e Kuq, në solidaritet me popullin palestinez në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 45.300 njerëz që nga tetori i vitit 2023.

SHBA-ja dhe Britania kanë bombarduar gjithashtu objektiva të grupit Houthi në Jemen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button