Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: 9 Maji, simbol i bashkimit dhe zhvillimit pa kufij

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka marrë pjesë në pritjen solemne me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës, në zyrat e BE-së në Shkup.

Njoftimi i plotë i Ibrahimit në Facebook:

Isha i nderuar që së bashku me ministrin për çështje evropiane dhe kryenegociatorin për integrimin e vendit në BE, Orhan Murtezani, të marr pjesë në pritjen solemne me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës, në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup.

9 maji flet për vlerat e bashkimit të popujve dhe zhvillimit ekonomik midis shteteve duke mos vendosur kufinj.

Në synimin e saj strategjik, integrimin në BE, Maqedonia e Veriut gjatë muajve të fundit të qeverisjes VLEN, ka bërë hapa konkret ku si rezultat nga Agjenda Reformuese vendit tonë iu është ndarë kësti i parë i ndihmës, si prijatare e reformave në rajon.

Maqedonia e Veriut drejtë integrimit në BE ka nevojë për mbështetje dhe miq, ku i tillë është edhe ambasadori Mihail Rokas.

Ambasadorin e BE-së në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Mihail Rokas e falënderova për ftesën dhe mikëpritjen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button