Kryeparlamentari Gashi në Romë, vazhdon takimet me zyrtarë të lartë italianë

Kreu i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi vazhdon takimet me zyrtarë të lartë italianë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Romë.
Njoftimi i kryeparlamentarit Gashit:
Në Romë, pata nderin të takohem me z. Giulio Tremonti, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Europiane në Dhomën e Deputetëve të Italisë.
Konfirmuam marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore mes dy vendeve tona, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që Italia i ofron integrimit europian të vendit. Diskutuam për sfidat tona në këtë drejtim, rëndësinë që ka për ne hapja e negociatave me BE-në dhe rolin kyç që partnerët si Italia mund të luajnë në këtë proces.
U dakorduam që mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe ndërshtetëror në të gjitha nivelet.