Lëvizje surprizë, Milani siguron futbollistin belg

Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e Diego Moreira nga Strasburgu. Lojtari belg, mund të luajë në të djathtë të sulmit, por bën mirë edhe linjën e majtë.

Operacioni parashikon rreth 45 milionë euro pagesë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa Strasburgu do të mbajë edhe 10% të një shitjeje të ardhshme.

Moreira pritet të udhëtojë në Milano të martën, më 18 gusht, për të kryer vizitat mjekësore. 22-vjeçari belg ishte ndjekur edhe nga Leipzig, por gjermanët u tërhoqën pasi u njohën me kërkesat financiare të Strasburgut.

Moreira ka nisur karrierën te Standard Liege dhe në vitin 2020 kaloi te Benfica, ku fitoi Youth League në sezonin 2021/22 me 4 gola dhe 5 asistime. Në vitin 2023 firmosi me Chelsea si lojtar i lirë dhe më pas u huazua te Lyon, ku regjistroi 9 paraqitje.

Në verën e vitit 2024 u transferua përfundimisht te Strasburgu për 8.5 milionë euro dhe në dy sezone zhvilloi 76 ndeshje, duke shënuar 7 gola.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button