LEN: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot doli me akuzën se Zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë qeverisjes katërvjeçare ka investuar 25 milion euro në aparate të kazinove. Sipas opozitës shqiptare, “funksionarët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga Beogradi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Evropiane për Ndryshim. Sipas saj, “veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyfytyrëshe e BDI-së e cila në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpitë dhe telefonat e çdo qytetari”.

“Paramendoni, në 4 vite qeverisje, Artan Grubi ka harxhuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërsa në vendbanimet shqiptare, nuk po hapen çerdhe e shkolla, nuk po promovohen libra, nuk flitet për teatër dhe kulturë, por po shtohen lotot, kazinotë dhe kumari. Kjo është BDI e Ali Ahmetit, i cili derisa flet për vepra kombëtare, bashkë me Artanin por shkatërrojnë shoqërinë shqiptare!”, deklaroi Fatmir Sabriu, LEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button