Kurti thotë se po e monitorojnë nga afër gjendjen e 4 të lënduarve në Vlorë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se po monitorojnë nga afër gjendjen e 4 shtetasve të Kosovës që pësuan lëndime nga zjarri që përshiu një hotel në Vlorë.

Ai ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm më autoritetet në Shqipëri.

Kurti përmes një reagimi në Facebook u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë rast.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button