​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje përsëri partive politike parlamentare për të pasur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Kurti tha se është në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

 

Zgjidhja siç tha ai për të mos shkuar në zgjedhje është marrëveshja politike.

 

“Jemi në komunikim dhe do të përpiqemi për çdo ditë që të arrijmë marrëveshje politike, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e panevojshme e të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. U bëj thirrje edhe njëherë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e merremi vesh, sepse qytetarët nuk duan zgjedhje, por zgjidhje, e zgjidhja është marrëveshja politike”, tha Kurti të hënën, raporton KosovaPress.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button