Kurti: Është radha jonë t’i mbështesim këta lojtarë që na kanë dhënë ndjenja gëzimi

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që të mbështeten lojtarët e Kosovës pas humbjes 3:0 nga Rumania të premten në “Fadil Vokrri”.

Kryeministri, i cili e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit, ka thënë se duhet mbështetur ky grup lojtarësh që në të kaluarën na kanë dhënë ndjenja gëzimi me golat e tyre.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngritim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kosova u mposht bindshëm në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit, lojtarët u fishkëllyen nga tifozët.

Pasnesër, “Dardanët” do të luajnë kundër Qipros në udhëtim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button