Kur zhgënjehesh nga Amerika, zgjidhja vjen nga Turqia

Turqia dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje të ndërsjelltë.

Marrëveshja u nënshkrua pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në Pallatin historik Dolmabahce në Stamboll të premten në mbrëmje.

“Presidenti Erdogan deklaroi se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të parandaluar rishfaqjen e luftës në rajonin e Gjirit, për të krijuar një bazë për dialog dhe për të arritur paqen”, tha presidenca turke në një deklaratë të publikuar në platformën X.

Zyra e Erdogan tha se marrëveshja do të “sjellte një dimension të ri në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Katarit”.

Nuk u dhanë detaje mbi marrëveshjen e mbrojtjes.

Duke folur për Al Jazeera-n, analisti i sigurisë Yusuf Alabarda tha se që nga fillimi i luftës kundër Iranit, vendet në rajon kanë “ndjerë pasojat e luftës dhe askush nuk ndihet i sigurt”.

“Të gjitha vendet e Gjirit, veçanërisht Katari, e kanë kuptuar se garancitë e tyre të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara nuk po funksionojnë siç duhet. Forcat turke në Katar janë shumë të rëndësishme, por mund të them se në të ardhmen e afërt, armët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore turke mund të vendosen në Katar për të garantuar sigurinë e tij, gjë që është shumë e rëndësishme për Turqinë. Prandaj, kjo marrëveshje do të ndihmojë në avancimin e këtyre marrëveshjeve ushtarake”, tha Alabarda. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button