Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron 23 Majin – Ditën Kombëtare të Vllehëve

Me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shprehur urimet më të sinqerta për pjesëtarët e bashkësisë vllehe në vendin tonë.

“Vllehët janë pjesë e pandashme e mozaikut multikulturor të Maqedonisë së Veriut, të cilët me trashëgiminë e tyre kulturore dhe kontributin e tyre aktiv, e pasurojnë shoqërinë tonë”, ka shkruar Gashi në urimin e tij.

Mes tjerash, Gashi vlerëson se kjo ditë le të shërbejë si një kujtesë për vlerën e bashkëjetesës, respektit dhe barazisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button