Hagë: Aktgjykimi nis me Thaçin, pastaj Veseli, Selimi e Krasniqi

Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të zgjasë më shumë se një orë e gjysmë.

Vendimi do të shpallet nesër, më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton nga Haga, vendimi do të lexohet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve.

I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi.

Për secilin prej tyre do të shqyrtohen një nga një dhjetë pikat e aktakuzës.

Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte.

Mujku ka treguar se mbrojtja e katër të akuzuarve kishte kërkuar që shpallja e verdiktit dhe përcaktimi i dënimit, në rast se vendimi do të ishte dënues, të bëheshin në ditë të ndryshme.
Kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar.
Trupi gjykues, megjithatë, kishte vendosur që të ndiqej procedura e njëjtë me rastet e tjera të trajtuara nga Dhomat e Specializuara.

Sipas procedurës, pas shpalljes së aktgjykimit, palët kanë 15 ditë kohë për të dorëzuar parashtresat e tyre pranë trupit gjykues.

Kjo vlen edhe për ekipet mbrojtëse, edhe për Prokurorinë e Specializuar.

Seanca e nesërme pritet të jetë e gjatë, për shkak të numrit të pikave të aktakuzës dhe p

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button