Vendimi për Veliajn, Rama: Përsëri Tirana pa kokë, kryetari nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim publik, Rama shprehet kritika ndaj ketij vendimi duke e cilësuar Tiranën “pa kokë” . Ai shprehet se vendimi për mbajtjen e Veliajt në qeli, ka sjellë pasoja në kryeqytet.

Reagimi i plotë:

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button