Kryeparlamentari turk priti në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmus, priti në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Sedat Suleimani, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Kryesia e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë thuhet se pritja në zyrën e Kurtulmusit u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.



