Kryeparlamentari Gashi takon homologun belg Blondel: Mbështetje për integrimin europian dhe thellim të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të aktiviteteve në Stamboll, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, Vincent Blondel, ku u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe procesin e integrimit europian.
Gjatë takimit, palët riafirmuan bashkëpunimin e qëndrueshëm të bazuar në vlera të përbashkëta euro-atlantike, si dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Riafirmuam marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet vendeve tona, të bazuara në vlera të përbashkëta euro-atlantike,” ka deklaruar Gashi.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë strategjike të procesit të zgjerimit të BE-së, duke shtuar se “procesi i zgjerimit të BE-së mbetet një investim strategjik për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.”



