Kryeparlamentari Gashi për Zërin e Amerikës: Çështja e emrit, punë e kryer

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ndodhet në Uashington në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Aleancës ushtarake, ku po marrin pjesë të gjithë kryetarët e parlamenteve nga vendet anëtare të NATO-s. Gashi mori pjesë në një pritje të organizuar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, mes tjerash i pyetur për respektimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana maqedonase dhe përdorimin e emrit kushtetues nga qeveria aktuale, Gashi tha se kjo është çështje e kryer.

“Mendoj se për kryeministrin, qeverinë, ministrat, në Kuvend kjo çështje është e zgjidhur. Mendoj se miqtë tanë, Greqia dhe miqtë e NATO-s dhe BE-së, e dinë se angazhimi ynë për anëtarësim në BE është i fortë dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u anëtarësuar në Union sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Gashi

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button