Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e një nënstacioni policor në Leposaviq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka vizituar veriun e vendit.
Kreu i ekzekutivit, ka vendosur gurthemelin për disa projekte të reja infrastrukturore.
Prej tyre është nën-stacioni policor dhe Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Gjatë vizitës së tij, Kurti vendosi edhe gurthemelin e tri shtëpive në Leposaviq dhe veri të Mitrovicës.
Në vazhdën e vizitës në veri, kryeministri ndaloi në veri të Mitrovicës për të drekuar në restorantin HEB’s, ku pati mundësinë të bisedojë me banorët lokalë dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre.
Më pas, ai ndaloi në Komunën e veriut të Mitrovicës, ku u takua me kryetarin, Erden Atiq.
Pas vizitës së tij zyrtare, Kurti kaloi mbi urën e Ibrit, ku u takua me qytetarë dhe shkrepi disa fotografi me ta.