Kryeministri Kurti takon ambasadorin turk, Sabri Tunç Angılı

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Angılı diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend.

Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës, Kurti gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Türkiye, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button