Kryeministri i Polonisë paralajmëron se ka “rrezik real” për konflikt global

Ngjarjet e fundit tregojnë se ekziston rreziku real për shpërthimin e konfliktit global, ka thënë të premten kryeministri polak, Donald Tusk, pasi Rusia gjuajti raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi në një qytet ukrainas.

“Lufta në lindje po hyn në një fazë vendimtare, ne mendojmë se e panjohura po afrohet”, ka thënë Tusk, raporton Reuters.

“Konflikti po merr përmasa dramatike. Orët e fundit kanë treguar se kërcënimi është serioz dhe real kur bëhet fjalë për konfliktin global”, ka shtuar ai.

Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë, ka qenë zë kryesor që u bën thirrje anëtarëve të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Vetë ka ndarë 4.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për të rritur forcat e armatosura në vitin 2025.

Kryeministri polak nuk është i vetmi që e sheh konfliktin në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës në terma ogurzi. Një shef i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë të enjten se forcat e armatosura të Britanisë do të jenë gati të luftojnë ushtrinë ruse “sonte” nëse Putini pushton një vend tjetër të Evropës Lindore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button