Konjufca: Ndërkombëtarët të përcaktohen çka duan për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka akuzuar ndërkombëtarët për njëanshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga ta të përcaktohen se çfarë duan.

Sipas tij palët në proces nuk janë trajtuar si të barabarta.

“Është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave, që procesi të mund të vazhdojë normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut  Brukselit. Kështu që i takon bashkësisë ndërkombëtarë që të jetë shumë më e përcaktuar se çfarë po dëshiron. Nëse do palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe mendon se principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen të ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme, por nëse i mbyll sytë edhe të mos reagojë as kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovën … Në jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se mendojnë që duhet një drejtim krejt i ri.

Ai ka thënë se se dialogu ndodhet në një qorrsokak. Në këtë gjendje sipas tij më së shumti ka kontribuar Serbia me veprimet e

“Konsideroj sa i përket perspektivës së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Kërij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta.  Dialogu në formatin se qysh ka qenë që nga 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, më sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë inteligjencën tregojnë qartë që ky grup i madh prej qindra personave e ka pasur mbështetjen e shtetit të Serbisë”, është shprehur Konjufca.

Ai ka thënë se faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së hetimeve sa i përket sulmit terrorist të Banjskës.

Por sipas tij ka shpërputhje në mes të asaj se çfarë ata dinë dhe veprimeve të tyre.
“Në kuptimin gjeneral të këtyre informatave ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dinë që mbështetja e shtetit serb mbrapa sulmit të Banjskës është … ne presim veprime në përputhje me atë që ata e dinë. Çka po shohim ne është një diskrepancë mes asaj që ata e dinë dhe pastaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare … sepse për neve është e çuditshme dhe e padrejtë që jemi ende në sanksione”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se nuk pret që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.  “Nëse ne diskriminohemi dhe ftohemi të marrim pjesë në bazë të pabarabarta me Serbinë Kosova nuk e pranon. Shumë më mirë do të ishte që z. Sarrazain dhe ndërkombëtarët që vijnë në Kosovë  shumë ma shumë ta kishin mendjen psh te mungesa e ndonjë sanksioni sa i përket Serbisë”, ka theksuar ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button