Komuna e Strugës shet “Audin” e Ramiz Merkos për 22 mijë euro, paratë shkojnë për uljen e borxheve

Komuna e Strugës ka shitur në ankand publik automjetin zyrtar “Audi”, të cilin e bleu ish-kryetari Ramiz Merko.

Siç njofton komuna. në ankand morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Ofertën më të lartë, në vlerë prej 22.000 euro, e paraqiti një kompani nga Manastiri, e cila u shpall fituese.

Komuna bën të ditur se mjetet e përfituara nga shitja do të përdoren për uljen e borxhit komunal.

Në njoftim thuhet se administrata aktuale synon të racionalizojë shpenzimet dhe se nuk e konsideron të nevojshëm përdorimin e automjeteve luksoze në administratën komunale.

Po ashtu, Komuna e Strugës thekson se do të vazhdojë me politikat e uljes së shpenzimeve, rritjes së transparencës dhe menaxhimit të financave publike. përcjell Zhurnal.mk .

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button