Kombëtarja e Belgjikës ka shkarkuar trajnerin Domeniko Tedesko

Në rrjetet sociale, faqja zyrtare e “Red Devills” ka bërë të ditur largimin e trajnerit. “Kombëtarja e mbyll kapitullin e saj me Demoniko Tedesko. Faleminderit Domenico për angazhimin dhe pasionin tuaj gjatë dy vjetëve të fundit. Ju urojmë gjithë të mirat”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
39-vjeçari kishte kontartë deri në vitin 2026, por u shkarkua në pragë të muajit mars, ku fillon edhe parakualifikimi në Kupën e Botës 2026. Tedesko më parë ka qenë trajner i klubeve të njohura, si: Leipzigu, Sparta Moska dhe Shalke.

Kujtojmë se gjatë muajit mars, Belgjika do të luajë me Ukrainën në play-offin e Ligës së Kombëve, kurse në parakualifikime luan ndaj Maqedonisë, Uellsit, Kazakistanit dhe Liehtenshajnit./Indeksonline/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button