Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike: Blinken gënjen për Gazën, të jap dorëheqjen
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), një organizatë amerikane për të drejtat civile dhe mbrojtjen, po i bën thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të japë dorëheqjen pasi u zbulua se ai injoroi vlerësimet e agjencive dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane që tregonin se Izraeli bllokoi ndihmën amerikane në Gaza në fillim të këtij viti.
Gazeta investigative ProPublica raportoi dje se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i tha Departamentit të Shtetit në prill se Izraeli po i nënshtronte ndihmat humanitare amerikane të destinuara për Gazën ndaj “mohimit, kufizimeve dhe pengesave arbitrare”.
Në maj, Blinken i dorëzoi Kongresit një raport të Departamentit të Shtetit duke deklaruar të kundërtën.
“Kur një zyrtar i lartë amerikan gënjen Kongresin në mes të gjenocidit, në mënyrë që qeveria të vazhdojë të financojë atë gjenocid, ai qëllimisht po shkel ligjin dhe po zgjat vuajtjet e miliona njerëzve të pafajshëm që kanë nevojë dëshpërimisht që qeveria jonë të ndalojë financimin e masakrës ndaj tyre”, tha në një deklaratë Drejtori Ekzekutiv Kombëtar i CAIR, Nihad Awad. /Al Jazeera/ alfax.mk/