Katica Janeva kthehet në burg, kjo është arsyeja!

Ish prokurores speciale, Katica Janeva i hiqet e drejtë për të punuar gjatë kohës sa po mban masën e dënimit me burg prej 7 vitesh pasi u shpall fajtore në rastin “Reket”. Janeva ishte angazhuar në zyrën e avokaturës e cila drejtohet nga djali i saj Llazar Janev. Informacionin për heqjen të drejtës së fituar në janar të këtij viti e konfirmoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

“Pas informacioneve të marra në rrugë anonime, dërguam ekip për të kontrolluar adresën përkatëse. Është konstatuar se as zyra e avokaturës nuk është duke punuar dhe as Katica Janeva nuk është në punë. Është bërë verifikimi dhe është shkruar procesverbal. E kemi njoftuar edhe burgun e Idrizovës se të dënuarës Katica Janeva i hiqet e drejta për të punuar derisa mban dënimin me burg”, njoftojnë për Alsat nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve. /Alsat/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button