Kasami pret nxënësit e Sellcës, i njofton me funksionimin dhe përgjegjësitë e komunës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur një grup nxënësisht të shkollës fillore “Rilindja” të fshatit Sellcë.
“I informova për funksionimin e institucionit të komunës, punën dhe përgjegjësitë që kemi të gjithë së bashku, si dhe për zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit tonë. Me propozimet dhe pyetjet e tyre, nxënësit na motivojnë dhe na hapin horizonte të reja në shumë fusha, duke filluar nga arsimi dhe kultura e deri te digjitalizimi”, thuhet në njoftimin e Kasamit.



