Kasami për provimin e jurisprudencës në shqip: Nuk bëjmë zhurmë, garantojmë se do e zgjidhim
Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami garantoi se do ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës që të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase, shkruan Portalb.mk.
Kasami tha se janë në bisedime në qeveri për këtë problematikë të ngritur nga studentët, që siç tha ta zgjidhin.
“Nuk është që bëjmë zhurmë apo bujë të madhe në opinion, por ajo që mund të garantojmë që kjo çështje do të zgjidhet në interes të studentëve”, tha Kasami.
Ai tha se përderisa gjithë procesi edukativo-arsimor shkon në gjuhën shqipe deri në universitet, edhe këto privime profesionale duhet të ketë mundësi që krahas gjuhës maqedonase të bëhen edhe në gjuhën shqipe



