Kasami për Euronews Albania: Medreseja, Ligji i Përfaqësimit, Korridori 8… Ja çfarë bëmë për dy vjet

Në një komunikat për media nga VLEN bëjnë të ditur se bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një intervistë për “Euronews” ka folur për projektet e realizuara gjatë qeverisjes dyvjeçare të VLEN, derisa BDI shumë prej tyre i la përgjysmë.
“E di opinioni se shumë projekte madhore duke u nisur nga Medreseja që për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është një nga projektet më të rëndësishme, BDI e premtoi për 20 vite por nuk e realizoi, solli një vendim të mangët kryeministri i famshëm i cili menjëherë pas zgjedhjeve u abrogua nga Gjykata Kushtetuese dhe ne me ligj të veçantë të pranohen shkollat fetare ku përfundimisht edhe statusi i medresesë”, tha Kasami.
Poashtu, sipas tij procedurën qeveritare e ka kaluar Ligji për përfaqësim të drejtë, një premtim i kamotshëm i BDI-së i realizuar pjesërisht.
U desh VLEN, sipas Kasamit të vjen në qeveri që të këtë obligim të fundit të MO-së ta realizojë dhe sot të kemi nëj draft- propozim të kaluar në qeveri që së shpejti do kalojë edhe në Kuvend.
“Me këtë shqiptarët konfrom normës kushtetuese do të jenë të përfaqësuar në institucionet e këtij shteti”, ka shtuar Kasami.
Sipas tij, poashtu edhe projektet kapitale që kanë të bëjnë me lidhjen mes Maqedonisë së Veriut me Korridorin 8 po realizohen me një intensitet të shtuar.
“Edhe pse BDI akuzonte në vazhdimësi se do të ndërpritet dhe mjetet do transferohen në territoret tjera të vendit, shumë shpejt do të ndodhë edhe realizimi i rrugës Shkup- Bllacë, për 20 vite i premtuar nga BDI, pastaj shpallja e tenderit të tunelit në aksin rrugor Prizren Tetovë”, ka nënvizuar Kasami.



