“Kam fëmijë”: Palestinezët tregojnë histori rrëqethëse se si u përdorën si mburoja njerëzore

Masoud Abu Saeed thotë se u përdor si mburojë njerëzore për dy javë në mars 2024 në Khan Younis.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme,” i kishte thënë ai një ushtari, sipas një raporti të Associated Press. “Kam fëmijë dhe dua të ribashkohem me ta.”

36-vjeçari tha se u detyrua të hynte në shtëpi, ndërtesa dhe një spital për të gërmuar tunele të dyshuara dhe për të pastruar zona. Ai kishte veshur jelek të ndihmës së parë për identifikim të lehtë dhe mbante me vete një telefon, çekiç dhe mjete për prerje zinxhirësh.

Gjatë një operacioni, ai ndeshi me vëllanë e tij, i cili po ashtu po përdorej si mburojë nga një njësi tjetër, tregoi ai.

Palestinezët raportojnë gjithashtu përdorimin e tyre si mburoja njerëzore edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Hazar Estity tha se ushtarët e çuan në shtëpinë e saj në kampin e refugjatëve në Xhenin, e detyruan të filmonte brenda disa apartamenteve dhe t’i kontrollonte ato përpara se të hynin trupat.

Ajo tha se i lutej të kthehej tek djali i saj 21-muajsh, por ushtarët nuk e dëgjuan.

“Më shumë frikë kisha se mos më vrisnin,” tha ajo. “Dhe se nuk do ta shihja më djalin tim.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button