Ka tentuar të fshehë 6850 euro, shtetasi i RMV kapet nga doganierët në Tabanoc

Është parandaluar tentim për futje të paligjshme të devizave në vendkalimin kufitar Tabanovc në vlerë prej 6.850 euro, pasi një shtetas i Maqedonisë nuk i ka paraqitur ato. Devizat janë konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim për veprën penale të shkeljes devizore.

“Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, të pyetur nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë. Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit i janë gjetur 8 850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për çka personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave”, njofton Drejtoria e Doganave.

Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar. Ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të devizave. Apelojmë qytetarët që të deklarojnë ato gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button