Jep dorëheqje gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Goce Naumovski

Gjykatësi kushtetues Goce Naumovski e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Kuvend.

Nga Kuvendi për “TV21” thonë se e kanë pranuar dorëheqjen, e njëjta është arkivuar, por që ende nuk është dorëzuar deri te kryetar i i Kuvendit, Afrim Gashi.

Goce Naumovski u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti, me propozim të Kuvendit.

Naumovski është profesor në Katedrën e së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”. Para zgjedhjes në Gjykatën Kushtetuese, ai ishte këshilltar i kryeministrit dhe është vëllai i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski.

Ai u propozua për gjyqtar kushtetues nga shumica qeverisëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button