Janë gjetur 100 qese me marihuanë në Burgun e Idrizovës

MPB-ja informoi se më 21 maj 2026, në ora 09:40, në SPB Shkup ishte raportuar nga burgu i Idrizovës se gjatë një kontrolli në institucion janë gjetur dhe sekuestruar 100 qese me marihuanë.
Sipas raportit, droga është zbuluar rreth orës 07:30, ndërsa më pas është marrë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup për procedura të mëtejshme, raportoi skopje1.mk.
Nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

