Italia dhe Franca përplasen për krerët e rinj të BE-së

Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar drejtuesit e rinj të institucioneve kryesore për legjislaturën 2024-2029. Kandidatët kryesor përfshijnë portugezin Antonio Costa si President i Këshillit të Europian të BE, Urusula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian dhe estonezen Kaja Kallas, si Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian. Emërimet e tjera kryesore mbeten për t’u bërë në Komisionin e ardhshëm Evropian, ku Italia dhe Franca konkurrojnë fort me njëra-tjetrën.

Italia është vendi më i pakënaqur me këto zgjedhje. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka folur ashpër kundër elitës drejtuese të BE, pasi sipas saj janë shpërfillur votat e qytetarëve.

“Vota e qytetarëve është shpërfillur. Shumica është e brishtë, duhen zgjedhje të reja. Grupimi i Reformistëve dhe Konservatorëve është grupimi i tretë dhe jo liberalët. Unë nuk ngatërrohem me të majtën as këtu dhe as në Evropë”, tha Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë.

Burime evropiane bëjnë të ditur për mediat ndërkombëtare se deri më tani “janë tre shtete që nuk kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen për emërimet: Italia, Hungaria e Orbanit dhe Sllovakia. Sakaq, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kritikuar qëndrimin e Melonit, duke i bërë të ditur se po izolohet ndërkombëtarisht.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samtit do të bien dakord për kursin strategjik për BE-në me fokus të veçantë në ndihmën e Ukrainës për të shmangur Rusinë dhe forcimin e mbrojtjes së BE-së. Ata do të përsërisin zotimin e tyre për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa të duhet, duke theksuar se “Rusia nuk duhet të mbizotërojë” dhe se Ukraina duhet të marrë përsëri tokën e aneksuar nga Moska, treguan draft-konkluzionet e përgatitura për samitin. /a2news/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button