Ismaili për Kurtin: Druaj se do t’ia përvetësoj myftiut edhe xhyben edhe mimberin siç bëri me punët dhe projektet rreth xhamive

Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës

Është një rrëfim urtësi me Nasradin Hoxhën të cilën të gjithë e dimë. Është ajo kur ai të gjithëve u thotë: ke të drejtë, ke të drejtë….në fund edhe atij që i thotë:” Po ju të gjithëve u thatë se kanë të drejtë?!”

“Po” – i thotë ai, “edhe ti ke të drejtë”.

Ngjashëm vepron edhe kryeministri Kurti, veç se ai gënjën të gjithë pa dallim me gënjeshtrat që secili dëshiron t’i dëgjojë.

Në psikologjinë sociale, kjo ka të bëj me konceptet e sindromës së vetgënjimit dhe realitetit të fabrikuar.

Njerëzit janë të prirur të besojnë informacione të rrejshme për disa arsye dhe që për rehatinë psikologjike i pranojnë si të vërteta. Shto këtu kur ato edhe përsëriten, përhapen dhe shtyhen me propagandë të organizuar institucionale, ato betonizohen në mendjet e njerëzve.

Mbrëmë vonë, pak pa ikur dita e xhuma, kryeministri na kishte treguar përralla me xhamia, tyrbe dhe teqe.

Nesër është e diel, mbase pas mbajtjes së meshës, mund të dëgjojmë ndonjë përrallë për kisha dhe sesi qeveria e tij “ka investuar më së shumti në trashëgiminë kulturore krishtere në Kosovë”.

I kanë mbetur edhe pak ditë, është në përpëlitjet e tij të fundit, dhe ka mundësi që e shohim duke ia përvetësuar myftiut madje edhe xhyben edhe mimberin, sikur që bëri me punët dhe projektet për trashëgiminë fetare islame.

I mbijetojmë edhe këto. Por nuk i harrojmë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button