Ish qeveritarët në panik, Nikollovski i kërkon Prokurorisë të merret me politikanët e autostradave

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë funksionimin e ndërmarrjes publike të infrastrukturës hekurudhore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore bazuar në rezultatet e raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion.

“Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore , ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, për të cilën ka rreziqe nga arbitrazhi si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër pë175 milionë euro dhe për të cilën janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit”, deklaroi Nikollovski.

Për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në të cilën vlera është rritur për 220 milionë euro, gjegjësisht në 560 milionë euro në vend të 340 të planifikuara fillimisht, sipas Nikollovskit, në një proces tejet jotransparent është nisur një procedurë tenderimi para zgjedhjeve në kushtet kur, siç tha ai, të gjithë e dinin se do të kishte ndërrim pushteti. Ofertat për tenderin janë dorëzuar deri më sot, por Nikollovski tha se për momentin nuk mund të bëjë asgjë për anulimin e mundshëm. Ai tha se së bashku me ndërmarjen publike të rrugëve shtetërore dhe kreditorët ndërkombëtarë do të diskutojnë rishikimin e projektit.

“Bëhet fjalë për hekurudhën më të shtrenjtë që përfundon në një tunel që nuk ka fund dhe për të cilin Bullgaria nuk ka as projekt lidhjeje hekurudhore. Iu bëj thirrje kreditorëve ndërkombëtarë të ulen dhe të diskutojnë nëse kjo është rruga e duhur dhe nëse ia vlen të shpenzohen kështu paratë e popullit”, tha Nikollovski.

Pas ndryshimit të kryesisë në NPRRSH Nikollovski tha se do të kërkojë deklasifikimin e marrëveshjes me Bechtel/Enka për autostradat e Korridoreve 8 dhe 10D.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button