Iseni: Shtëpia e Shëndetit në Shkup ofron kontrolle falas për qytetarët në Ditën Botërore të Diabetit

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Shtëpia e Shëndetit në Shkup ka organizuar aktivitete shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin e diabetit.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Samir Iseni, ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti qytetarëve u janë ofruar shërbime falas për matjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe matjen e shtypjes së gjakut.

Përveç kontrolleve falas, qytetarët kanë marrë edhe këshilla dhe informacione të dobishme për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit.

Sipas njoftimit, përmes këtyre aktiviteteve synohet promovimi i kontrolleve të rregullta shëndetësore, edukimi shëndetësor dhe inkurajimi i qytetarëve për të adoptuar një mënyrë jetese të shëndetshme.

“Shëndeti është përgjegjësi e përbashkët – parandalimi dhe kontrolli i rregullt shpëtojnë jetë!”, theksohet në mesazhin e drejtorit Samir Iseni me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button