Irani po vendos rregulla dhe procedura të reja për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Kjo ngushticë me rëndësi të madhe gjeostrategjike përbën pothuajse një të pestën e tregut global të energjisë, konkretisht për transportin e naftës së papërpunuar dhe gazit.

Irani po flet për këtë autoritet dhe regjim të ri pas nisjes së luftës, duke imponuar një lloj sistemi të ri. Ata thonë se ngushtica nuk është e mbyllur, por e hapur. Megjithatë, sipas tyre, ajo është e hapur për miqtë dhe vendet neutrale, ndërsa për armiqtë është e mbyllur.

Gjithashtu, Islamic Revolutionary Guard Corps ditë më parë foli për një zgjerim të mëtejshëm të kompetencave mbi ngushticën, duke theksuar se çdo kalim nëpër këtë korridor duhet të bëhet në koordinim me palën iraniane, në veçanti me IRGC-në.

Kësaj i shtohet edhe ideja e tarifave të tranzitit që Irani po e shqyrton për anijet, mjetet lundruese dhe tankerët e naftës që planifikojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Së fundi, ata deklarojnë se asnjë anije ushtarake nuk do të lejohet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button