Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 nëntor

Qeveria e Turqisë ka ndaluar zyrtarisht qasjen e fëmijëve nën moshën 15 vjeç në platformat e rrjeteve sociale, me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.
Ligji u publikua të shtunën, pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti turk në prillin e kaluar.
Sipas dispozitave të reja, platformat e rrjeteve sociale do të obligohen të zbatojnë masa teknike dhe administrative për verifikimin e moshës së përdoruesve, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i ndalimit.
Ligji parasheh gjithashtu kufizime për të miturit mbi moshën 15-vjeçare, duke ndaluar ofrimin e shërbimeve që mund të kenë efekt krijues varësie.
Turqia ka vendosur vazhdimisht kufizime ndaj platformave online. Në vitin 2024, autoritetet turke bllokuan Instagramin për një javë, mes pretendimeve se platforma në pronësi të kompanisë Meta censuronte përmbajtje që lidhej me vdekjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.


