Irani kërcënon me shkatërrimin e infrastrukturës rajonale nëse SHBA-ja shënjestron infrastrukturën e tij

Irani paralajmëroi sot se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-ja shënjestron infrastrukturën iraniane, njofton agjencia e lajmeve Fars, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Shtabit qendror të Khatam al-Anbiya të Iranit, Ebrahim Zolfaghari tha: “Nëse shkatërroni infrastrukturën tonë, ne do të shkatërrojmë çdo infrastrukturë që mbetet në rajon”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se “Teherani në asnjë rrethanë nuk do të lejojë SHBA-në, si një vend i huaj dhe jashtërajonal, të ndërhyjë në Ngushticën e Hormuzit”.

“Kjo është vija e kuqe e pathyeshme e Iranit”, shtoi Zolfaghari.

Ai tha se përgjigjja e Iranit nuk do të jetë goditje e barabartë, por një “goditje superiore”, duke shtuar se çdo hakmarrje do të jetë “më e ashpër, më e gjerë dhe më shkatërruese se kurrë”.

Vërejtjet erdhën në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis SHBA-së dhe Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që shkëmbyen sulme pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani që synon t’i japë fund konfliktit dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button