Irani dhe Arabia Saudite diskutojnë zhvillimet në rajon pas sulmeve amerikane

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet më të fundit në rajon pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, telefonata ishte pjesë e kontakteve të vazhdueshme diplomatike të Teheranit me vendet e rajonit.
Mehr njoftoi se dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit rajonale në vazhdën e sulmeve amerikane kundër Iranit.



