Interpoli refuzon kërkesën e BeH-së për lëshimin e urdhërarrestit për Dodik

Interpoli ka refuzuar kërkesën e Bosnjës e Hercegovinës për lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Millorad Dodik, konfirmoi presidenti i entitetit Republika Sërpska.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq sapo më telefonoi për të më thënë se ka marrë njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë është pranuar dhe se Interpoli e ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së BeH-së për të lëshuar një urdhër të kuq për mua dhe Stevandiqin”, ka shkruar Dodik në rrjetin X.

Ai falënderoi Vuçiqin për mbështetjen e tij dhe “komunikimin e qartë dhe parimor me Interpolin”, si dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe “presidentët e të gjitha vendeve të tjera që kanë bërë apel”.

Kriza politike në Bosnjë e Hercegovinë pasoi pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, në fund të shkurtit, dënoi Presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së presidentit të entitetit, për “mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të Bosnjës”.

Më pas, Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës lëshoi urdhër për arrestimin e Dodikut, si dhe të kryeministrit të RS-së, Radovan Vshkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit të etnitetit Nenad Stevandiq. Ata dyshohen për veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi dhe Dodik nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjeve që ndalojnë veprimtarinë e institucioneve gjyqësore dhe të sigurisë shtetërore në këtë entitet të Bosnjës e Hercegovinës.

Gjykata e Bosnjës e Hercegovinës më herët kishte pranuar propozimin e Prokurorisë së Shtetit për shpalljen e fletarrestimit ndërkombëtar për Dodikun dhe Stevandiqin, të cilët akuzohen për veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button