Ibrahimi uron Natën e Madhe të Miraxhit!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka uruar myslimanët për Natën e Madhe të Miraxhit.
“Miraxhi është kremtim i shkrirjes së fizikes me metafiziken. Udhëtimi ose përjetimi që e pati Profeti në këtë natë ishte manifestim i traditës së kryehershme kur e përtejmja i thyente kufijtë e kësobotshme dhe shpaloste mesazhe tejkohore.
Leksioni i Miraxhit, për besimtarët, është thirrja për të dalë përtej kibleve të Tokës (Aksa dhe Haram), e për t’u ngjitur në “pemën e përtejme” – Sidretul Munteha.
Gëzuar Natën e Madhe të Miraxhit!”, ka shkruar Ibrahimi.