Ibrahimi takon strukturat e partisë: VLEN mbetet e vetmja alternativë shqiptare

Takimin me strukturat e partisë, lideri i ALternativës, Zeqirija Ibrahimi e ka vazhduar në Sopishtë dhe Aerodrom. Ibrahimi ka thënë se VLEN-i mbetet e vetmja alternativë shqiptare në RMV.
Njoftimi i plotë i Ibrahimit:
Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, zhvilluam takime me kryesitë e degëve të Sopishtës dhe Aerodromit të Alternativës. Diskutuam për situatën aktuale politike, sfidat që na presin përpara, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrohen.
VLEN mbetet e vetmja alternativë shqiptare që, pas dy dekadash, solli ndryshimin. Me zgjedhjet lokale, ne e vazhdojmë rrugëtimin tonë për ndryshim!